Telegrafi

Edhe një humbje për vashat e Hajvalisë në Ligën e Kampionëve

Ekipi i Emin Bajramit u mposht nga skuadra kazake, BIIK Kazygurt me rezultat 1-0 dhe kjo është humbja e dytë.

Skuadra kazake ka luajtur me një lojtare më pak shkaku i përjashtimit me karton të kuq të futbollistes, Darya Kravets.

Megjithatë, Hajvalia nuk ia doli të bëjë diçka më shumë dhe u pajtua me disfatën.

Kjo është humbja e dytë e vashave kosovare në këtë edicion të Ligës së Kampionëve.

Megjithatë, s’ka vend për dëshpërim, pasi kualiteti i kundërshtareve është mjaft i madh.