Telegrafi

Edhe një granat dore në veri të Mitrovicës

Burimet e Kosovapressit, bëjnë të ditur se mjeti i pashpërthyer është gjetur në oborrin e një shtëpie në te cilën jetojnë tri familje shqiptare.

Në këtë shtëpi, e cila ndodhet krejt pranë urës lindore të Ibrit, jetojnë familjet e Nazmi Kyqykut dhe Faruk dhe Ekrem Kuqit.

Po ashtu merret vesh se në vendngjarje ndodhën Policia e Kosovës dhe ata të EULEX-it, të cilët janë duke i bërë përgatitjet për shpërthimin e kontrolluar të mjetit të dyshimtë. /Telegrafi/