Telegrafi

Edhe një futbollist vdes në fushë

Daniel Wilkinson ka vdekur gjatë një ndeshjeje futbolli ditën e hënë, pasi u rrëzua në fushë.

Mbrojtësi i Shaw Lane zhvillonte një ndeshje të kupës kundër Brighouse Town në St Giles Road kur ndërroi jetë. Ai ishte 26 vjeç.

Ekipi i shpëtimit intervenoi në fushë dhe pastaj u dërgua në spitalin në Halifax. Mirëpo, as atje mjekët nuk ia dolën që t’ia shpëtonin jetën.

Besohet se shkaktar i vdekjes është infarkti në zemër.

Wilkinson në të kaluarën ka qenë edhe pjesë e Hull Cityt. /Telegrafi/