Kanë përfunduar 46 javët në kategorinë e dytë të futbollit anglez që njihet si ‘Championship’.
Kësisoj skuadra e futbollistit kosovar Atdhe Nuhiut, Sheffield Wednesday ka arritur ta zë pozitën e katërt në kampionat.
Kjo pozitë i ka siguruar dy ndeshje të ‘Play-Off’-it skuadrës bardh e kaltër.
Sheffield ka grumbulluar 81 pikë pas 46 ndeshjeve duke shënuar 24 fitore kanë arritur nëntë barazime dhe kanë pësuar 13 humbje.
Kësisoj, Sheffield do të luaj dy ndeshjet ndaj Huddersfield me 14 maj dhe tri ditë më vonë ndeshjen e kthimit.
Në gjysmëfinalen tjetër do të luajnë dy skuadrat tjera të njohura angleze Reading dhe Fulham.
Kujtojmë që finalja e madhe për tu futur në Ligën Premier do të zhvillohet në stadiumin kombëtar ‘Wembley’.
27-vjeçari ka zhvilluar 20 ndeshje këtë edicion në Championship por pa arritur të shënoj gol.
Reprezentuesi kosovar ka kontratë me Sheffieldin deri në qershor të vitit 2018. /Telegrafi/