Site icon Telegrafi

Edhe një fitore për Sigal Prishtinën

Ekipi nga kryeqyteti ka arritur fitore të lehtë përballë ferizajasve në palestrën Bill Clinton duke e mposhtur skuadrën që po lufton për mbijetesë, me rezultat 64-99.

Alban Veseli ka qenë koshashënuesi më i mirë i Prishtinës sonte me 26 pikë të shënuara, derisa pas tij janë radhitur edhe Aurimas Kieza me 21, e Blerim Mazreku me 12 pikë të shënuara.

Në xhiron e radhës së ETC Superligës, Sigal Prishtina pret Trepçën, derisa Kastrioti udhëton në Pejë për ndeshje me Besën. /Telegrafi/ 

Exit mobile version