Telegrafi

Edhe një fitore nga Akil Gjakova, kalon në çerekfinale

Akil Gjakova duke iu gëzuar një prej sukseseve të tij (Foto: Judo/YouTube)

Akil Gjakova ka vazhduar me sukses të paraqitet në Grand Slamin e Parisit.

Xhudisti nga Kosova ka arritur të kalojë në çerekfinale pas triumfit në rrethin e tretë.

Gjakova u përballë me rumunin Alexandru Raicu të cilin e mposhti me poena shtesë.

Kujtojmë që një raund më herët, Akili kishte triumfuar ndaj gjermanit Igor Wandtke në kategorinë deri në 73 kilogramë. /Telegrafi/