Akil Gjakova ka vazhduar me sukses të paraqitet në Grand Slamin e Parisit.
Xhudisti nga Kosova ka arritur të kalojë në çerekfinale pas triumfit në rrethin e tretë.
Gjakova u përballë me rumunin Alexandru Raicu të cilin e mposhti me poena shtesë.
Kujtojmë që një raund më herët, Akili kishte triumfuar ndaj gjermanit Igor Wandtke në kategorinë deri në 73 kilogramë. /Telegrafi/