Hendbollistët tanë e kanë fituar edhe ndeshjen e dytë në kuadër të Kupës Botërore Universitare. Të martën mbrëma në palestrën “1 Tetori” në Prishtinë, ekipi i Universitetit të Prishtinës fitoi ndaj ekipit të universitetit portugez “Aveiro” me rezultat 32-29.
Ndeshja ishte interesante e cilësore, ndërsa më shumë kanë shfaqur djemtë tanë. Të hënën, hendbollistët e UP-së fituan ndaj ekipit universitar spanjoll. Tashmë lojtarët tanë kanë mposhtur dy prej rivalëve kryesorë në këtë ngjarje.
Ndeshja nisi furishëm nga të dy skuadrat, por pas minutës së 15-të, lojtarët e UP-së nisën shkëputjen graduale. Pjesa e parë përfundoi 18-13.
Në pjesën e dytë portugezët u munduan të kthehen në lojë dhe kanë afruar rezultatin. Por, lojtarët tanë kanë mbajtur epërsinë deri në fund.
Drenit Tahirukaj ishte i pandalshëm me 14 gola. Gjashtë i kishte Jon Muqolli, ndërsa pesë i shënoi Arbios Mushkolaj. Me katër gola ndihmoi Atdhe Basholli, kurse Alban Haziri, Lulzim Shabani e Shkëlzen Samohodaj e shënuan nga një gol.