Telegrafi

Edhe një dizajn për iPhone 5?

Mirëpo, tani “9 to 5 Mac” ka zbuluar një pamje të mundshme të iPhone 5, për të cilin thuhet se ende është ne versionin e saj beta.

Koncepti i ri i zbuluar nga “9 to 5 Mac” e shfaq modelin e ri të iPhone, me ekran më të gjerë, ndërsa gjithashtu është ri-dizajnuar edhe butoni kryesor në ekran.

Megjithatë, edhe pse lajmi vjen nga “9 to 5 Mac”, dukjen e iPhone 5 duhet llogaritur vetëm si koncept, ndërsa pritet që gjithçka të zyrtarizohet nga Apple, në momentin e lansimit të iPhone 5, gjatë tetorit të këtij viti. E për këtë, të gjithë besojnë se ka ardhur koha. / Telegrafi /