Telegrafi

Edhe një ditë jo pune në Maqedoni

Ministria për punë dhe politika sociale bën të ditur se në fillim të muajit nëntor qytetarët e Maqedonisë të përkatësisë fetare katolike do të kenë një ditë pushim, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas njoftimit, më 1 nëntor është festa ”Të gjithë të shenjtit” dhe do të jetë ditë jo pune vetëm për qytetarët e përkatësisë fetare katolike në Maqedoni./Telegrafi/