Site icon Telegrafi

Edhe një herë dështon tentimi për ta bërë me barok ndërtesën ”Ibni Pajko” në Shkup

Vazhdon praktika e shtetit për të ‘veshur’ me fasada barok ndërtesat që janë në qendër të qytetit të Shkupit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Këtë herë, edhe në tentimin e tretë ka dështuar konkursi për të gjetur arkitekt që do të projektonte barokizimin e ndërtesës ”Ibni Pajko” në qendër të Shkupit.

Arkitektët nuk janë paraqitur se kanë dashur të respektojnë vendimin e Shoqatës të arkitektëve të Maqedonisë për të bojkotuar këtë konkurs.

Nga Bashkia e Shkupit ende nuk kanë dhënë informacione të sakta se kur do të hapet konkurs për së katërti herë.

Asociacioni i arkitektëve të Maqedonisë ka njoftuar se me bojkotimin e konkursit janë duke kërkuar që të ndalohet prishja e dukjes së kryeqytetit./Telegrafi/

Exit mobile version