Site icon Telegrafi

Edhe një bukuroshe heq dorë prej modelingut për dashurinë, mbyll edhe Instagramin (Foto)

Për vite me radhë Kristin Prengaj bëri për vete të gjithë Shqipërinë, por jo vetëm. Modelja bukuroshe ia doli të shndërrohej në “mbretëreshën” e showbizit falë pamjes sensuale.

Fill pas bujës mediatike, ajo nisi edhe modelingun, duke u shndërruar në të preferuarën e të gjithëve. Foto seksi, lidhje të përfolura, pushime luksoze, ishin shpesh lajmet që na vinin nga Kristin. Por tashmë prej disa kohësh biondja seksi po u mungon rrjeteve sociale dhe lajmeve.

“Gazeta Shqiptare” ka mësuar se Kristin ka hequr dorë nga modelingu dhe fama për t’iu përkushtuar lidhjes së saj të dashurisë. Bëhet me dije se modelja po bashkëjeton me të dashurin e saj në Athinë, ku djaloshi fatlum ka disa biznese.

Kohët e fundit kanë qenë të shumta postimet e saj me të dashurin, por duke zgjedhur të mos ia publikojë imazhin. Udhëtimet me të kanë qenë të shpeshta, ndaj Kristin e kemi parë që, brenda një muaji ka postuar foto nga Bali, nga Spanja, por edhe nga Mykonos.

Prej disa muajsh kjo bukuroshe ka mbyllur edhe llogarinë në “Instagram”, ku kishte me mijëra ndjekës, duke iu përkushtuar tashmë historisë së dashurisë. /gazetashqiptare/telegrafi/

Exit mobile version