Spartak Moska dhe Liverpooli kanë luajtur baras (1-1) në ndeshjen e xhiros së dytë të fazës grupore të Ligës së Kampionëve.
Fernando e zhbllokoi rezultatin në minutën e 23-të me një gol të bukur nga gjuajtja e lirë.
Rezultati u barazua nga Philippe Coutinho (36’), pas kombinimit me Sadio Mane. Me rezultat të barabartë, ekipet shkuan në pushim.
Gjysma e dytë nuk prodhoi gola, ashtu që skuadra u desh të pajtoheshin me nga një pikë nga ky takim.
Është hera e dyta radhazi që Liverpooli barazon në kuadër të Grupit E dhe numëron vetëm dy pikë.
Edhe Spartak Moska numëron pikë të barabarta me Redsat pas dy barazimeve në dy xhirot e para.
https://twitter.com/footballpr0n/status/912758823575793669
https://twitter.com/BEVideos_/status/912758816739078144
Në përballjen tjetër të Grupit E, Sevilla ka regjistruar fitore bindëse (3-0) kundër Mariborit.
Të tre golat mbajnë firmën e Wissam Ben Yedder. Dy golat e parë, sulmuesi francez i shënoi nga loja e hapur (27’ dhe 38), ndërsa het-trikun e kompletoi nga pika e bardhë (83’).
Sevilla është në krye të Grupit E me katër pikë të arkëtuara nga dy xhirot e para. /Telegrafi/