Site icon Telegrafi

Edhe një arsye më tepër pse Trepça ’89 e meritoi titullin e parë të kampionit në futbollin e Kosovës

Trepça ’89 për herë të parë është shpallu kampion i Superligës së Kosovës në futboll. 

Megjithëse kanë mbetur edhe tre xhiro deri në përfundimi të kampionit, mitrovicasit kanë 11 pikë më tepër se vendi i dytë, Prishtina.

Se Trepça ’89 me meritë e ka fituar titullin e kampionit këtë vit tregojnë edhe numri i pikëve të fituara, transmeton Telegrafi.

Në fakt, në gjashtë sezonet e fundit Trepça’89 është skuadra me më së shumti pikë të grumbulluara në fund të kampionatit me gjithsej 74 sosh.

Kujtojmë se në vitin e kaluar Feronikeli u shpall kampion me 69 pikë, po e njëjta skuadër edhe para dy vjetëve ka fituar trofeun e çmueshëm me 67 pikë.

Gjersa skuadra kryeqytetase, Prishtina në sezonin 2012/13 ishte shpallur kampion me 73 pikë ndërsa një sezon më parë me 65 sosh.

Lexo po ashtu Retrospektivë: Këta janë kampionët e Kosovës në futboll brenda 72 vjetëve

Theksojmë se skuadra e Vushtrisë në sezonin 2013/2014 ka fituar 64 pikë, por që në më vonë ka rënë në një rang më të ultë të garave.

Kujtojmë se kampioni deri në fund të kampionatit do të takohet si vendas me Llapin dhe Feronikelin ndërsa si mysafirë do të jetë i Prishtinës. /Telegrafi/

Exit mobile version