Site icon Telegrafi

Edhe një i akuzuar për “Dhunën në Qendër” pranon fajin

Në vazhdimin e sotëm të seancës për rastin “Dhuna në Qendër”, fajin e ka pranuar edhe njëri nga 14 të akuzuarit.

I akizuari i pestë Jordan Ristevski tha se ndjehet fajtor për akuzat me të cilat ngarkohet, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Javën e kaluar unë pashë arsyet pse akuzohem dhe dua të them se ndjehem fajtor dhe pendohem për veprën”, tha Ristovski.

Avokati i tij, Boro Tasevski, tha se më nuk do të jetë avokati i tij, pasi ka klientë tjerë me qëndrime të kundërta.

Pas kësaj prokurorja Fatime Fetai potencoi se janë plotësuar kushtet që procedura për këtë të akuzuar të ndahet.

Më parë edhe një i akuzuar tjetër pranoi fajin dhe u dënua me 6 muaj burg me kusht, nëse gjatë dy viteve të ardhshme nuk bën vepër penale.

Ndryshe, në këtë rast i akuzuari i parë është ish-kryeministri Nikolla Gruevski, Mile Janakievski, Daniella Rangellova dhe 11 persona tjerë./Telegrafi/

Exit mobile version