Telegrafi

Edhe një aktore nuk do të jetë pjesë e vazhdimit të Beverly Hillsit

“Beverly Hills 90210” së shpejti do të fillojnë me xhirimet e episodeve të reja filmike.

Gjersa janë në vazhdim e sipër të përgatitjeve të fundit për xhirimet, fansat kanë marrë një lajm të hidhur.

Në fakt, Tiffani Thiessen ka bërë të ditur se nuk do të jetë pjesë e vazhdimit të serisë pasi është e zënë me xhirime të tjera.

“Unë jam e zënë me xhirimet e sezonit të tretë të ‘Alexa dhe Katie’. Jam në mesin e xhirimeve të sezonit tim deri në shtator”, tha Thiessen, e cila ka luajtur rolin e Valerie Malone në serialin origjinal.

Sa i përket serisë së ardhshme të Beverly Hills, Thiessen tha se “nuk di shumë për këtë, por di që njerëzit do të jenë të ngazëllyer”.

Ndryshe, serialit do t’i mungojë edhe aktori, Luke Perry, i cili ka ndërruar jetë para disa muajve. /Telegrafi/