Telegrafi

Edhe një aktor turk thotë se prindërit i ka shqiptarë (Foto)

Edhe një aktor turk, ka prejardhje shqiptare.

Pas Kivanc Tatlitug, i cili ka pranuar edhe publikisht që vjen nga Prishtina, del të jetë shqiptar edhe një aktor i serialeve turke.

Bëhet fjalë për Baris Arduc, i cili u bë i njohur te publiku shqiptar me serialin “Kiralic Asc”, transmeton Telegrafi.

“Dashuria e nënës dhe babait tim lindi në qytetin e Sakaryas, ku edhe për herë të parë janë takuar. Pastaj ata shkuan në Zvicër për të punuar. Unë jam me origjinë shqiptare”, ka thënëp për mediat turke aktori 29-vjeçar.

Lexo po ashtu Aktori Kivanç Tatlitug e pranon me krenari origjinën: Po jam kosovar (Video)

Bazuar në ueb-faqen e njohur Wikipedia, prindërit e Barisit janë Erol Arduç dhe Gülay Arduç.

Theksojmë se aktori është edhe model i njohur në shtetin turk, ku merr pjesë në shumë revy mode. /Telegrafi/