Një aksident tjetër i rëndë ka ndodhur në magjistralen Prishtinë-Podujevë, saktësisht në fshatin Besi, ku pesë persona kanë mbetur të lënduar.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë në rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti, e cila ka thënë se aksidenti ka ndodhur mes tri automjeteve në lëvizje.
“Reth orës 18:30, në fshatin Besi, në rrugën Podujevë-Prishtinë, ka ndodhur një aksident komunikacionit rrugor në mes të tri automjeteve në lëvizje. Si pasojë e aksidentit rrugor, lëndime tupore kanë pësuar 5 persona”, tha Ahmeti, për Kallxo.com.
Sot rreth orës 14:00 ka ndodhur një tjetër aksident i rëndë në magjistralen Prishtinë – Podujevë, në fshatin Penuhë, ku nga përplasja mes tri automjeteve një person ka vdekur, kurse shtatë të tjerë kanë pësuar lëndime të rënda.