Telegrafi

Edhe një aeroplan luftarak i rusëve rrëzohet mbi një ndërtesë kolektive në një qytet të Siberisë, publikohen pamjet

Një aeroplan tjetër luftarak i ushtrisë ruse Su-30 është rrëzuar sot mbi një ndërtesë kolektive në qytetin siberian Irkutsk në afërsi të kufirit më Mongolinë, e shkaku i rrëzimit të kësaj fluturake mbetet i panjohur.

Në një postim në Telegram, guvernatori i Irkustkut, Igor Kobzev, ka thënë se aeroplani u rrëzua mbi ndërtesën dykatëshe, transmeton Telegrafi.

Ai theksoi se ka qenë në vendin e ngjarjes dhe se akoma nuk ka informacione lidhur me viktimat e mundshme.

E sipas informacioneve jo zyrtare, thuhet se që të dy pilotët kanë humbur jetën, e disa burime thonë se ishte fluturimi i parë i këtij aeroplani pasi kishte dalë nga hangari.

Ky është incicenti i dytë i këtij lloji që po ndodhë brenda gjashtë ditëve në Rusi.

Disa ditë më parë një aeroplan tjetër luftarak i ushtrisë ruse – Su-34 u rrëzua gjithashtu mbi një ndërtesë kolektive në Yeysk në afërsi të kufirit me Ukrainë.

Nga ky rrëzim humbën jetën të paktën 15 persona, kurse ndërtesa nëntëkatëshe u shkatërruar pjesërisht.

Madje u raportua se pesë katet e para u përfshin nga zjarri, dhe se 17 apartamente u shkatërruan plotësisht. /Telegrafi//