Filmi i famshëm “Miracle in Cell No. 7” tashmë ka thyer kufijtë e shikueshmërisë.
Për momentin, ai renditet si një ndër filmat më të shikuar në platformën Netflix dhe trendit për ta parë atë nuk i kanë shpëtuar edhe yjet botërore.
Futbollisti i famshëm, Neymar, është një ndër ta i cili nuk i ka rezistuar tundimit për të parë historinë e veçantë të ‘Ovas’ dhe ‘Memos’.
Këtë gjë e bëri të ditur përmes rrjetit social Instagram, duke publikuar një fotografi ku tregonte se sa shumë ishte emocionuar nga ky film.
Sulmuesi brazilian ka shkruar në mbishkrimin e fotografisë se ka qarë si fëmijë me këtë film dhe vetëm se kush është prind mund t’i kuptojë ndjenjat e tij.
“Ata që kanë fëmijë do të kuptojnë më mirë ndjenjat e mia, pasi të shikojnë këtë film. Filmi shumë i bukur, kam qarë si fëmijët”, ka shkruar Neymar në InstaStory.
Futbollist 28-vjeçar përndryshe është bërë baba në vitin 2011 dhe ka një djalë të quajtur, Davi Lucca da Silva Santos. /Telegrafi/