Në vitin 2011, deri atëherë shumë pak i njohur, këngëtari brazilian, Michel Telo, publikoi këngën, e cila menjëherë u shndërrua në hit botëror.
Asokohe, “Ai Se Eu Te Pego!” dominonte klubet e natës nga një skaj i botës në tjetrin.
Kënga shoqërohej me një vallëzim të veçantë, me disa lëvizje, të cilat fansat shumë e shpejt i përvetësuan dhe admironin t’i bënin ato lëvizje.
Mirëpo, ashtu siç ndodh rëndom me hitet e çastit, sot kënga është pothuajse e harruar edhe pse i solli Michel Telos popullaritet mbarëbotëror.
Në një nga koncertet e tij, futbollisti i popullarizuar, Neymar, ishte ngjitur në skenë duke lënduar dhe kërcyer para mijëra njerëzve.
Tash 42 vjeçar, Telo vazhdon të merret me muzikë, ndërsa në jetën private është baba i dy fëmijëve me bashkëshorten, Thais Fersoza. /Telegrafi/