Telegrafi

Edhe nesër dy lagje të Prishtinës s’do të kenë ujë

Ujësjellësi Rajonal “Prishtina” njofton konsumatorët e lagjeve “Bregu i Diellit-Zona qendër” dhe “Aktash” në Prishtinë, se nesër duke filluar nga ora 12:00-18:00, do të kenë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm, për shkak të punimeve teknike.

Punimet e ditës së nesërme po ashtu janë në kuadër të fazës së II-të të investimeve në infrastrukturën e rrjetit të ujësjellësit, dhe më konkretisht kyçja e rrjetit të ri me rrjetin ekzistues, ku do të bëhet lidhja e gypit RC-PE-Fi 315 mm me gypin AC-DN 350 mm.

Ua kujtojmë edhe njëherë se të gjitha këto punime po bëhen për një mirëqenie më të mirë, për furnizim më të mirë me ujë të pijshëm. /Telegrafi/