Site icon Telegrafi

Edhe nëse zhvillohet një vaksinë kundër coronavirusit, shishet e qelqit që mbajnë ilaçin janë problemi i radhës

Aktualisht më shumë se 100 vaksina të coronavirusit po zhvillohen me shpejtësi të madhe në laboratorët në të gjithë botën.

Por, kur një vaksinë të aprovohet – një vaksinë që mund të vijë në shtator, prodhuesit do të përpiqen të prodhojnë  shishe qelqi për vaksinën, mjaftueshëm për furnizimin global, shkruan Business Insider.

Deri atëherë COVID-19 do të vazhdojë të infektojë njerëzit në mbarë botën – edhe pse një vaksinë ekziston,por tash jo për shkak të vonesave në shkencë, por zinxhirit të furnizimit të prodhimit të shisheve të qelqit ku duhet të futet vaksina, transmeton Telegrafi.

Shishat e vaksinave janë formuar nga qelqi i specializuar, dhe kapaciteti i tyre sillet nga 2 ml dhe 100 ml lëng. Këto shishe mesatarisht janë, 45 mm të gjatë me 11.5 mm të gjerë.

Ata duhet të përballojnë temperaturat e ftohta dhe t’i mbijetojnë transportit në secilën pjesë të botës.

Dhe të prodhosh gati 8 miliardë doza të një vaksine, do të thotë të prodhosh edhe gati 8 miliardë shishe të vogla qelqi për të mbajtur ilaçin, dhe kjo duket për shkencëtarët mjaft problematike. /Telegrafi/

Exit mobile version