Telegrafi

“Edhe nëse nuk luaj këtu jam për ta ndihmuar Kombëtaren” – Emir Sahiti me mesazh të qartë para ndeshjeve të Ligës së Kombeve  

Sulmuesi anësor, Emir Sahiti, i cili këtë afat kalimtar kaloi te Hamburg në Bundesliga 2, ka folur pas rikthimit të tij pas dy vitesh mungesë. 

Ai ka falëndëruar Franco Fodan për ftesën dhe ka shtuar se këtu është për të ndihmuar ekpin në çdo formë, nuk ka rëndësi a luan apo jo. 

“E falënderoj fillimisht trajnerin për ftesën. Jam shumë i gëzuar që jam pjesë e kombëtares. Rikthehem pas dy vitesh. Shpresoj të jap maksimumin në fushë dhe më të mirën time”. 

“Asgjë s’ka ndryshuar, përveç se kanë ardhur disa lojtarë të rinj dhe të gjithë më kanë pritur mirë dhe ndihem shumë mirë bashkë. Mezi po pres që nëse trajneri ma jep mundësinë të jap më të mirën”.  

“Edhe nëse nuk luaj këtu jam për ta ndihmuar Kombëtaren. Rumania ka një ekip të mirë, por ne duhet të fokusohemi te ekipi ynë dhe besoj se do ta fitojmë ndeshjen kundër Rumanisë”.  

“Dardanët janë lojtari ynë i 12-të dhe shpresoj të vijnë në numër sa më të madh, sepse kur i kemi ata prapa ndihemi më të fuqishëm”, ka thënë Sahiti.  

Ndeshja mes Kosovës dhe Rumanisë zhvillohet të premtën nga ora 20:45  në “Fadil Vokrri”./Telegrafi/