Me nderime para përmendores së revolucionit sot në qendër të Tetovës, përfaqsues të partive politike dhe qytetarë shënuan 11 Tetorin – Ditën e Kryengritjes popullore, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Nderimet filluan me intonimin e himnit të Maqedonisë dhe një minutë heshtje në nder të të gjithë luftëtarëve të rënë për lirinë e Maqedonisë. Aktivitetet u organizuan nga Komuna e Tetovës dhe Lidhja e luftëtarëve Tetovë./Telegrafi/