Me ceremoni para përmendores së Revolucionit në qendër të Tetovës, sot është shënuar 23 tetori – Dita e luftës revolucionare maqedonase, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Aktivitetet filluan me intonimin e himnit të Maqedonisë dhe një minutë heshtje në nderë të atyre që dhanë jetën për liri.
Profesoresha e historisë, Olivera Giçenko, lexoi referat për rëndësinë e kësaj dite. Në kuadër të aktiviteteve, u vendosën lule tek përmendorja e revolucionit, nga ana e delegacionit Lidhja e Luftëtarëve – Tetovë.
Dita e 23 Tetorit festohet nga viti 2007, kur u soll dhe u votua ligji për festat shtetërore./Telegrafi/