Telegrafi

Edhe në të katërdhjetat, ‘Gylsereni’ duket për mrekulli (Foto)

Nurgul Yesilcay është një aktore turke e teatrit dhe ekranit. Ajo ka lindur më 26 mars të vitit 1976 në qytetin Afyonkarahisar të Turqisë.

41-vjeçarja ka diplomuar në Akademinë e Artit Dramatik në Universitetin Shtetëror të Anadollit në Eskisehir.

Ajo çmohet edhe për bukurinë e saj

Gjatë karrierës ka luajtur disa role të rëndësishme në teatër, në mesin e tyre, rolin e Ofelias në “Hamleti”, pastaj rolin e Blanche DuBois në shfaqjen “A Streetcar Named Desire”.

Lexo po ashtu ‘Gylsereni’ nuk pozoi lakuriq, por dizajnerët e revistës e zhveshën me ‘Photoshop’?! (Foto)

Aktorja e bukur ka luajtur edhe në një numër të madh filmash, prej të cilëve, “The Edge of Heaven” e ka fituar çmimin për skenarin më të mirë në Kanë në vitin 2007.

Nurgul Yesilcay është aktore teatri, filmi dhe serialesh

Pas suksesit në Kanë, ajo mori oferta të shumta nga studiot franceze për të luajtur në filma atje, mirëpo për shkak se e kishte djalin e vogël, vendosi të qëndronte në Turqi.

Njëherësh, Yesilcay ka luajtur në seriale të shumta televizive që janë transmetuar edhe te ne. Një ndër rolet që e ka bërë të famshme te publiku shqiptar, ishte roli i ‘Gylserenit’ në “Fate të kryqëzuara” (“Paramparca”).

Veç aftësive të saja si aktore, Nurgul veçohet edhe për dukjen e saj. /Telegrafi/