Telegrafi

Edhe në të 40-tat, Christina Aguilera shfaqet në formë gjatë pushimeve

Ajo u bë e popullarizuar përmes muzikës së saj të mrekullueshme në zhanrin pop.

Bëhet fjalë për këngëtaren e njohur, Christina Aguilera, e cila tashmë numëron vite në skenë, shkruan Daily Mail.

Tashmë artistja me famë botërore është duke kaluar pushimet në Miami, ku edhe është fotografuar nga paparacit.

Ajo është parë e veshur me bikini të zeza, duke mos zhgënjyer me tiparet trupore edhe në moshën 40-vjeçare.

Për shkak të syzeve të mëdha që mbante, fytyra e saj mezi vihej re, kurse flokët i kishte të lira mbi supe.

Aguilera ndër të tjera ishte nën shoqërinë e partnerit të saj, ndërsa ndërkohë u shfaq edhe vajza e saj.

Po të njëjtat imazhe morën vëmendje të madhe të fansave, duke e komentuar këngëtaren për të mirë. /Telegrafi/