Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka dhe Stephan Lichsteiner kanë bërë krenar shqiptarët pasi që shënuan gola kundër kombëtares serbe.
Por, në rastin kur shënuan gola ata bërë simbolin e shqiponjës me duar, e cila gjë kishte shkaktuar zemërimin e kombëtares serbe duke u ankuar në FIFA.
Kjo e fundit e kishte dënuar treshen zvicerane me të holla, ku secili shqiptarë u dënuan me nga dhjetë mijë franga gjersa zvicerani me pesë sosh.
Por, dje filloi një iniciativë në internet për të mbledhur para për të paguar dënimin e futbollistëve të Zvicrës, kjo e fundit shënoi fitore me rezultat 2-1.
Edhe kryeministri shqiptar i është bashkuar një iniciative për të mbledhur para për lojtarët, teksa u ka bërë thirrje tifozëve t’iu bashkohen.
Postimi i plotë i Edi Ramës.
MOS KINI FRIKE NGA SHQIPONJA është emri i llogarisë bankare ku gjithkush mund të japë një kontribut simbolik, për të paguar gjobën absurde të FIFA-s ndaj Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit
Shenja e duarve shqiponjë është shenja jonë dalluese e komunikimit në raste gëzimi dhe me keqardhje për ata që e keqinterpretuan shenjën e gëzimit krejt spontan nga një moment i bukur sportiv, në Raiffeisen Bank është hapur llogaria MOS KINI FRIKE NGA SHQIPONJA
Kjo llogari u hap falë nxitjes së shumë miqve të këtij rrjeti social nga e gjithë bota, si falënderim e mirënjohje për dy sportistët që ngritën peshë në një gëzim sportiv miliona shqiptarë. /Telegrafi/