Telegrafi

Edhe në Shkup protesta për arrestimin e Haradinajt (Foto)

Sot nga ora 14 në Shkup do të organizohet protestë për arrestimin e Ramush Haradinajt, kryetarit të AAK-së, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Protesta është paralajmëruar nga qytetarë të cilët do të protestojnë para ambasadës franceze në Shkup.

Në njoftimin për protestën thuhet ”Te nderuar vellezer miq neser e premte 6 janare ora 14:00 do protestojme para ambasades se Frances ne Vodno kunder vendimit per ndalim te ish kryeministrit te Kosoves Gjeneral Ramush Haradinaj ju ftoje qe se bashku ta perkrahim Gjeneralin!”(sic) në njoftim./Telegrafi/