Për katër herë është zmadhuar numri i lejeve të lëshuara për ndërtim të banesave gjatë muajit qershor të këtij viti, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Sipas të dhënave të Entit shtetëror për statistika, gjatë muajit të gjashtë është paraparë ndërtimi i 857 banesave me sipërfaqe të përgjithshme prej 63.032 metra katrorë. Krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, për tre herë është rritur sipërfaqja e banesave të planifikuara. Subjektet afariste e kanë filluar procedurën për ndërtim të 603 banesave me sipërfaqe prej 37.461 metra katrorë, ndërsa të tjerat do të ndërtohen nga persona fizik.
Në bazë të raportit mujor, Enti shtetëror për statistika ka përllogaritur se në qershor të vitit 2016 janë lëshuar 274 leje për ndërtim, që është 47,3% më shumë krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Sipas lejeve të lëshuara për ndërtim, vlera e paraparë e objekteve është 4.405.372.000 denarë (71,6 milionë euro), që është për 52,9% më shumë krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Nga numri i përgjithshëm i lejeve të lëshuara për ndërtim, 174 (63,5%) janë dedikuar për objekte të ndërtimit të lartë, 30 (10,9%) për objekte të ndërtimit të ulët, dhe 70 (25,6%) për objekte për rekonstruktim.
Nga gjithsej 274 objekte, te 169 (61,7%) si investues paraqiten persona fizik, ndërsa te 105 (38,3%) objekte investues janë subjekte afariste./Telegrafi/