Në Akademinë Policore të Shkupit ka ndodhur një helmim prej ushqimit. Mbi njëzet kadetë janë paraqitur me simptoma të helmimit, kurse tre studentë janë dërguar në klinikën e Shkupit, me Ndihmën e shpejtë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Inspektorë nga Agjencia për ushqim dhe veterinari janë duke kontrolluar në Qendrën për trajnime. Helmimin e kanë vërtetuar për 24Vesti disa studentë. Qendra i demanton këto informacione, duke thënë se ka vetëm një rast të një studenti që ka patur virus në stomak. MPB-ja do të del me njoftim për këtë rast./Telegrafi/