Telegrafi

Edhe në Prilep thyhet zyra e LSDM-së

Pas informacioneve se ishte thyer shtabi zgjedhor në Draçevë të Shkupit, nga LSDM informojnë se edhe në Prilep është thyer zyra e tyre, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Nga LSDM thonë se shtabi i tyre u thye gjatë natës pasi është gjuajtur me gurë dhe me gjësende të forta.

Nga zyra e kësaj partie kërkojnë që policia dhe hetuesit të gjejnë autorët dhe se dyshojnë tek aktivistë të pushtetit për demolim të vendtakimit të tyre. /Telegrafi/

Lexo po ashtu Thyhet shtabi i LSDM-së në Draçevë (Foto)