Pas informacioneve se ishte thyer shtabi zgjedhor në Draçevë të Shkupit, nga LSDM informojnë se edhe në Prilep është thyer zyra e tyre, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Nga LSDM thonë se shtabi i tyre u thye gjatë natës pasi është gjuajtur me gurë dhe me gjësende të forta.
Nga zyra e kësaj partie kërkojnë që policia dhe hetuesit të gjejnë autorët dhe se dyshojnë tek aktivistë të pushtetit për demolim të vendtakimit të tyre. /Telegrafi/