Dënimi me 746 vjet burg dhe 7 dënime me burg të përjetshëm , ndaj pjesëtarëve të “Grupit Kumanova”, ka nxitur reagime tek qytetarët dhe familjarët e të dënuarve.
Më herët në qytetin e Gjilanit, grupi i tifozëve “Skifterat” dogjën flamurin e Maqedonisë në shenjë revolte ndaj këtij vendimi.
E të njëjtën gjë e kanë bërë edhe disa nga qytetarë të Pejës, të cilët kishin dalë të protestonin për të kundërshtuar këtë vendim që ata e cilësojnë si të padrejtë, transmeton Telegrafi.
Protesta ishte organizuar nga disa qytetarë në bashkëpunim me familjarët e Valdet Zekajt-Valit, i cili sot u dënua me burg të përjetshëm.
Vajza e tij, Melisa Zekaj ka thënë se si familjarë e kanë pritur tepër rënd vendimin për burgim të përjetshëm të babit të saj.
“E kemi pritur tepër rënd këtë vendim drastik. Unë e di që ai nuk ka bërë asgjë të keqe me veprimin e tij”, ka thënë Melisa.
Ajo ka thënë se sonte kanë dalë në shenj revolte ndaj këtij vendimi të padrejtë. /Telegrafi/