Heidi Klum dhe i dashuri i saj, Tom Kaulitz, kanë qëndruar në Hong Kong, prej ku modelja ka postuar një fotografi, në të cilën shfaqet e zhveshur në pjesën e sipërme.
Modelja 45 vjeçare dhe muzikanti 29 vjeçar janë në lidhje që nga marsi i vitit të kaluar. Edhe pse fillimisht e fshihnin lidhjen e tyre, tani ata po bëjnë të kundërtën. Në të gjitha mënyrat e mundshme ata tregojnë se sa shumë janë në dashuri.
— Heidi Klum (@heidiklum) March 21, 2019
Klum tregoi edhe një herë se vazhdon të mbajë linja perfektë të trupit pavarësisht se është larguar qe sa kohë nga pistat e modës, transmeton KP.
Shumë prej komentuesve, të mahnitur me pamjen e saj, thanë se bukuroshja lirisht mund të konkurrojë edhe sot me koleget e saj më të reja.
Kohët e fundit, Heidi deklaroi se katër fëmijët e saj (që janë të moshave nga nëntë deri 14 vjeç), mezi presin që ajo të martohet me Kaulitz.
https://twitter.com/heidiklum/status/1108499359539163136