Site icon Telegrafi

Edhe në Maqedoni shënohet Dita e planetit Tokë

Nën moton „Dru për planetin tokë“ sot shënohet Dita e planetit Tokë. Qëllimi është të zbatohen aksione anembanë botës për mbjelljen e përafërsisht tetë miliardë fidanë deri në vitin 2020, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Me aktivitete të ndryshme, Dita e planetit Tokë do të shënohet edhe në Maqedoni.

Në Shkollën fillore „Partenij Zografski“ në lagjen Kisela Voda do të mbillen fidanë, ndërsa në shënim do të merr pjesë edhe ministri i ambientit jetësor dhe planifikimit hapësinor Bashkim Ameti dhe përfaqësues të USAID dhe UNDP.

Qyteti i Shkupit dhe Shoqata për zhvillim të qëndrueshëm dhe mbrojtje të ambientit jetësor „Go Green“ këtë ditë do ta shënojnë në Parkun e qytetit me vendosjen e banakëve në të cilët do të shpërndahen kartela me porosi ekologjike dhe farëra, ndërsa do të mbillen edhe fidanë.

Në kopshtin për fëmijë në lagjen Zhelezara do të organizohet garë çiklizmi, ndërsa ambasadori i Holandës Wouter Plomp, së bashku me fëmijët do të mbjellin fidanë dhe lule./Telegrafi/

Exit mobile version