Telegrafi

Edhe në Maqedoni shënohet Dita botërore e kursimit

Me rastin e Ditës botërore të kursimit, 31 tetori, në Odën Ekonomike të Maqedonisë (OEM) do të mbajë seancën e saj, Shoqata bankare, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në këtë takim do të shpërndahen mirënjohje për shërbyesit më të mirë të bankave dhe kursimoreve për rrezultatet e posaçme të arritura në kryerjen e detyrave të punës, për vitin 2015.

Në këtë aktivitet do të merr pjesë edhe guvernatori i Bankës Popullore të Maqedonisë, Dimitar Bogov, ministri i financave, Kiril Minoski, si edhe përfaqësues të lartë të institucioneve tjera financiare dhe bashkëpunëtorë të shoqatës./Telegrafi/