Të punësuarit e pompës së benzinës “Makpetrol” në lagjen Autokomandë kanë mbetur të habitur kur dera e tyre u trokit nga tre kontrollorë të terrenit nga komisioni shtetëror zgjedhor. Kërkuan një grua votuese. Adresa ishte e saktë, por në atë objekt nuk jetonte askush, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Pas orarit të punës pompa e benzinit është mbyllur, kurse objekti është regjistruar si biznes. Si votuesja gjendet në listën e regjistruar në atë adresë nuk e dinte këtë asnjë nga personeli në detyrë, as përfaqësuesit e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve.
Anketuesit në raste të tilla duhet të plotësonte të dhënat apo pyetësorin. Çdo objekt publik, ku ndodhet votuesi duhet të jetë i regjistruar në bazë të konstruksioneve që u lihet nga KSHZ-ja. Deri më tani KSHZ-ja nuk ka dhënë informacione se për sa objekte të tilla bëhet fjalë. /Telegrafi/