Telegrafi

Edhe në Kosovë, rritet çmimi naftës

Cmimi i naftës në vendin tonë është ngritur nga 0.92 euro në 0.96 euro, mirëpo këto çmime ndryshojnë nga pika e shitjes në pikën tjetër.

Arsyeja e ngritjes sipas specialistëve mund të jetë rritja e kërkesës nga konsumatorët duke qenë se jemi në një stinë të ftohtë. Nafta në vendin tonë ka pasur një çmim mjaft të qendrueshëm për një kohë të gjatë dhe kjo është rritja e parë pas disa muajve.

Ndërkohë rritja e çmimit në botë shpjegohet me faktin e rritjes së vlerës së dollarit amerikan kundrejt monedhës europiane duke qenë se dollari është monedha në të cilën kryhet shkëmbimi i naftë.

Specialistët e shohin këtë rritje të çmimit dhe në një aspekt pozitiv pasi sipas tyre kjo tregon që ekonomia amerikane po rimëkëmbet dhe kjo po ndikon edhe në çmimin e naftës në përgjithësi.

Por një tjetër faktor për rritjen e çmimit janë edhe stuhitë e dëborës në Amerikë të cilat kanë rritur kërkesën për ngrohje dhe si rezultat i një parashikimi omptimist sipas të cilit viti 2010 do të ketë më tepër nevojë për naftë.