Site icon Telegrafi

Edhe në Jerusalem serbët shfryjnë epshet nacionaliste për Kosovën (Video)

Një grup i serbëve, të mbledhur në qytetin e Jerusalemit për të festuar festën e Pashkëve Ortodokse, e kanë shfrytëzuar këtë ritual fetar për të kënduar këngë nacionaliste për Kosovën.

Ky organizim bëhet i mundur çdo vit nga Kisha Ortodokse Serbe, raporton ‘B92’.  Kurse në rrjetet sociale është shpërndarë një video ku shihen besimtarët ortodoksë serbë, duke kënduar këngë nacionaliste serbe për Kosovën, përcjell Telegrafi.

Ata po e këndonin këtë këngë derisa po hynin në kishën ortodokse “Shpëtimi i Krishtit” në Jerusalem, kurse në duar mbanin në duar kryqin ortodoks.

Në videon e postuar në rrjetet sociale dëgjohet teksa serbët thërrasin “Oj Kosovë, oj Kosovë, vendi ynë i dashur…”. /Telegrafi/

Exit mobile version