Pas Ohrit, edhe Dojrani do të bëhet me muze uji. Projekti do të bazohet në kërkimet arkeologjike të realizuara në periudhën 2012-2014, kur u gjetën mbetje që tregojnë elemente të caktuar të ekzistimit të një vendbanimi edhe në Dojran, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas njoftimeve, me mbështetje të Ministrisë së Kulturës, këtë vit do të përpilohet projekt për një lagje, kurse vitin e ardhshëm pritet që të fillojë ndërtimi i saj. Mendohet që kjo lagje të ngritet në Dojranin e vjetër në pjesën ndërmjet plazhit të qytetit dhe të Strumicës, ku mund të ndërtohet edhe një vendparkim veturash.
Një ndërtim i këtillë do të thotë edhe pasurim të turizmit në Dojran./Telegrafi/