Rusët vazhdojnë të sulmojnë qendrat e votimit në zgjedhjet presidenciale.
Gjatë dy ditëve të zgjedhjeve janë bërë një numër i madh i përpjekjeve për t’i vënë flakën qendrave të votimit, së bashku me 19 raste ku kutitë e votimit janë prishur me ngjyrë.
Në rrjetet sociale janë publikuar një numër i madh i videove teksa rusët djegin fletëvotimet dhe qendrat e votimit.
A woman spectacularly set fire to a polling station in Russia's Volgograd region pic.twitter.com/51ogp2ChPB
— NEXTA (@nexta_tv) March 16, 2024
Ndërkohë, një grua i vuri flakën në mënyrë spektakolare një qendre votimi në rajonin e Volgogradit të Rusisë.
Si përgjigje, Duma e Shtetit ka propozuar një dënim me 8 vjet burg për individët e përfshirë në këto sulme.
Ndryshe, Vladimir Putin pritet t’i fitojë pa problem zgjedhjet presidenciale pasi nuk ka asnjë kundërkandidat zyrtar ndërsa lider të opozitës janë në burg ose në mërgim. /Telegrafi/
"Election" 👀 day in Russia 🚨🔥🥳 pic.twitter.com/YXXQbxkUhH
— Kvist.P 🇩🇰🇺🇦 (@kvistp) March 15, 2024