Edhe pse nuk është për t’u habitur, Donald Trump ka fituar edhe në shtetin e Arkansasit, duke lënë pas rivalin Joe Biden.
Me të mbyllur qendrat e votimit filloi numërimi i votave, dhe pa kaluar shumë kohë është konfirmuar edhe fituesi në këtë shtet amerikan.
Ky shtet vazhdimisht i qëndron besnik Partisë Republikane, dhe për këtë nuk është cilësuar si ndonjë befasi e madhe.
Në anën tjetër ende nuk është përcaktuar fituesi në Florida, nga ku mediat amerikane raportojnë se me një epërsi të lehtë po kryeson Trump. /Telegrafi/