Site icon Telegrafi

Edhe Naqe Georgiev pranon fajin, dënohet me tre vite burg dhe ndalesë të ushtrimit të detyrës së gjykatësit

Prokurori Publik nga Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit sot ka lidhur Propozim – marrëveshje me të dyshuarin N.G. për të cilin ekzistonte dyshimi i bazuar se kishte kryer vepër penale “Marrja e shpërblimit për ndikim të kundërligjshëm”.

Me nënshkrimin e propozim-marrëveshjes, i dyshuari N.G nuk e konteston se e ka kryer veprën penale dhe duke marrë parasysh dënimin e ndaluar me burg nga një deri në dhjetë vjet për këtë vepër, ka pranuar të dënohet me burgim prej tre vjetësh, si dhe me ndalim të ushtrimit të profesionit apo një zyrtari për një periudhë tre vjeçare.

Lexo po ashtu Ixhet Memeti pranon fajin, Prokuroria: Propozojmë të dënohet me burgim me kusht

Ndryshe, dje nga Prokuroria njoftuan se i dyshuari i dytë në aferën e pranimit të ryshfetit në shumë prej 10 mijë eurove, Ixhet Memeti, gjithashtu ka pranuar fajin. Nga Prokuroria thonë se është arritur marrëveshje me Memetin, i cili hetohej për “marrje të dhuratës për ndikim të paligjshëm”. Prokuroria thotë se me nënshkrimin e marrëveshjes, ai e ka pranuar fajin, ndërsa ata propozuan që Memeti të dënohet me kusht./Telegrafi/

 

Exit mobile version