Kampionia botërore e tenisit, Naomi Osaka, është bërë atletja e fundit që ka shprehur shqetësime mbi vendndodhjen e tenistes kineze, Peng Shuai.
Një nga yjet më të mëdhenj të sportit të Kinës, Peng nuk është shfaqur që kur ajo bëri akuza për sulme seksuale nga një zyrtar i lartë kinez.
Shoqata e Tenisit të Grave (WTA) kishte konfirmuar se ajo është “e sigurt dhe jo nën ndonjë kërcënim fizik”.
Megjithatë, ata nuk mundën ta takonin drejtpërdrejt.
“Kohët e fundit u informova për një kolege teniste që është zhdukur pak pasi zbuloi se ajo ishte abuzuar seksualisht”, shkroi Osaka në Twitter, duke përdorur hashtag #WhereisPengShuai.
“Shpresoj që Peng Shuai dhe familja e saj të jenë të sigurt dhe në rregull. Jam tronditur nga situata aktuale dhe po i dërgoj dashuri”, ka përfunduar ajo.
Lojtari francez Nicholas Mahut gjithashtu reagoi, duke thënë “ne të gjithë jemi të shqetësuar”.
Shefi Ekzekutiv i WTA Steve Simon u kishte bërë thirrje më parë autoriteteve kineze që të kryejnë “një hetim të plotë dhe transparent” mbi akuzat e Peng që përfshijnë sulme seksuale. /Telegrafi/