Në Klan Kosova është transmetuar pjesa e dytë e dokumentarit “Vjedhje në kohë lufte”, ku janë trajtuar keqpërdorimet në Fondin Vendlindja Thërret.
Në dokumentar flasin disa nga personat përgjegjës për këtë fond , ndërsa pasqyrohet edhe pasuria e tyre.
”Hapja e fondit është bërë fillimisht në Zvicër dhe kanë qenë tre veta nënshkrues të këtij fondi të cilët kanë tërhjeq paratë me dy nënshkrime, jo me një nënshkrim. Ka tërhjek para Jashar Salihi, Musa Xhaferi dhe Xhabir Shala.” thotë Xhavit Haliti, deputet i PDK-së dhe nënkryetar i Kuvendit të Kosovës.
Për më shumë, shikojeni emisioni të Zona Express, me autor Leonard Kerqukin. Aty vihen në pah keqpërdorimet, akuzat për emra të caktuar, bizneset e pasluftës, por shuma e saktë e parave të mbledhura nuk përmendet./Telegrafi/