Telegrafi

Edhe Mozzik solidarizohet me tërmetet në Shqipëri, kërkon donacione

Një tërmet i fuqishëm mëngjesin e sotëm ka goditur Shqipërinë, gjersa është dëgjuar edhe në vendin tonë.

Deri më tani është raportuar për 8 viktima e shumë persona të tjerë kanë mbetur të lënduar dhe jashtë shtëpive të tyre.

Tanimë thuajse të gjithë janë solidarizuar me shtetin shqiptar dhe po kërkohet ndihmë për të prekurit nga tërmeti.

Mozzik solidarizohet me tërmetin në Shqipëri, kërkon donacione (Foto: Instagram)

Këtë e ka bërë edhe reperi i njohur kosovar, Mozzik, i cili përmes disa publikimeve në rrjetet sociale i është bashkangjitur donacionit për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti.

Lexo po ashtu Reagimet e të famshmëve pas tërmeteve të fuqishme në Shqipëri

“Zot bekoje Shqipërinë”, ka shkruar në njërin nga postimet ai.

Mozzik solidarizohet me tërmetin në Shqipëri, kërkon donacione (Foto: Instagram)

Theksojmë që tërmeti më i fuqishëm ishte me magnitutë 6.4, derisa me dhjetëra tërmete të tjera pasuan me magnitutë deri në 5.4.

Madje, tërmeti i sotshëm është konsideruar më i forti që prej vitit 1979, që zgjati afro 30 sekonda. /Telegrafi/