Telegrafi

Edhe Motorola me model për Facebook

Tani, edhe Motorola është njëra ndër kompanitë e cila ka lansuar modelin e saj të telefonit të mençur për Facebook, Motorola EX225 Facebook, i cili është zbuluar nga faqja Bluetooth SIG.

Edhe pse pamjet e mëposhtme nuk e japin një ide të qartë rreth telefonit të ri për Facebook, pritet që Motorola ta bëjë zyrtarizimin e këtij modeli shumë shpejtë.

Mirëpo, ajo që dihet tashmë është se Motorola EX225 Facebook posedon tastierë të plotë fizike QWERTY, ekran me diagonale prej 2.4 inç, kamerë me 3 mega-piksel, lidhje për rrjetet GSM, GPRS, Edge, 3G, WiFi dhe Bluetooth, ndërsa prej këtij modeli do të ofrohet edhe versioni me dy SIM kartela.

Ajo që nuk dihet është sistemi operativ në të cilin bazohet Motorola EX225 Facebook, si dhe çmimi i kësaj pajisje mobile, e cila ka në fokus rrjetin social. / Telegrafi /