Telegrafi

Edhe Mitrovica nis shpërndarjen e kifleve për nxënësit (Video)

Shpërndarja e kifleve për 6,193 nxënës – prej klasës së parë deri në të pestën – ka nisur edhe në shkollat e Mitrovicës, raporton KTV.

Nxënësit u shprehën shumë falënderues ndaj Komunës, e cila ua ka mundësuar këtë shujtë.

Kiflet në secilën klasë sillen nga vet mësimdhënësit.

Mësuesi Ibrahim Veliu thotë se një kifle në ditë do të thotë shumë për nxënësin, por edhe për prindërit, duke i ditur, sipas tij, kushtet e vështira ekonomike të shumë familjeve.

Nga Komuna e Mitrovicës bëhet e ditur se fitues i këtij projekti është shpallur “NPSH Atdheu” ndërsa, sipas këtij informacioni, çmimi për një kifle është 0.089 cent.

Ky projekt përfshin periudhën prej katër muajve me mundësi vazhdimi.